Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Atentati në Shkodër/ Dyshohet se adoleshenti Hasanaj u përdor si...

Atentati në Shkodër/ Dyshohet se adoleshenti Hasanaj u përdor si...

18:55, 12/10/2020
A+ Aa A-

Ky është Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi me armë në drejtim të kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, ne rrethrrotullimin e “5 Heronjve” në Shkodër, duke e lënë të plagosur atë së bashku me të atin 70 vjeç.

Kanë të njëjtin mbiemër, por nuk kanë lidhje farefisnore dhe atentatori jeton në Shkodër.

19-vjeçari është djali i një ish – efektivi të policisë.

Është identifikuar nga rrobat dhe një celular që la 500 metër larg vendit të atentatit, bashkë motoçikletën e vjedhur që përdori.

Nuk ka precedentë penalë, por 19-vjeçari dyshohet se është përdorur si vrasës me pagesë.

Policia e Shkodrës e ka shpallur në kërkim. Në shtëpinë e tij, babai ka thënë se ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj konfirmoi se autori ishte një djalë i ri, por tha se nuk e njihte.

Në dëshminë para prokurorëve ai ngriti dyshime për ngatërrimin e shënjestrës.

Por sipas policisë, skema e atentatit dëshmon për një antentat të mirëmenduar çka hedh poshtë pretendimet për ngatërrim objektivi.

Kjo edhe për faktin se polici bashkiak po udhëtonte me makinën e punës, lehtësisht e identifikueshme.

Ndërsa babai i tij, Xhelal Hasanaj, mësohet se ka përmendur para hetuesve një konflikt pronësie që familja ka pasur vite më parë.

Në makinën e punës, Mentor Hasanaj kishte edhe bashkëshorten, por ajo u shpëtoi plumbave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco