Rriten rastet me Covid në arsim dhe shëndetësi/ Pozitiv një mësuese dhe një infermiere në Tropojë

Rriten rastet me Covid në arsim dhe shëndetësi/ Pozitiv një mësuese dhe një infermiere në Tropojë

17:46, 12/10/2020
A+ Aa A-

Dita ditës, numri i personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë është në rritje, ku bëhet me dije se sot në Tropojë janë shënuar 6 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19.

Nga informacionet, 4 raste janë qytetarët të ndryshëm me njëri-tjetrin, si dhe një mësuese në shkollën 9 vjeçare ‘Ali Podrimja’ në qytetin Bajram Curri edhe një infermiere në fshatin Llugaj

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë informoi se janë 4 viktima, 85 të shëruar dhe 171 raste të reja nga 952 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike është si më poshtë:

41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco