Dyshohet se përgjoi muxhahedinët, si zbuloi qiradhënësia bisedat e çuditshme në telefonin e saj….

Dyshohet se përgjoi muxhahedinët, si zbuloi qiradhënësia bisedat e çuditshme në telefonin e saj….

17:06, 12/10/2020
A+ Aa A-

Zbardhet dosja e Prokurorisë për shtetasin iranian Bijon Pooladrag i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë për “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, për të cilin sot Gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg”.

Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala provohet se denoncuese e tij është bërë një shtetase shqiptare, e cila jetonte bashkë me nënën e saj dhe kishin një kontratë qiraje me iranianin. Vajza në fjalë ka zbuluar se përmes telefonit të saj por edhe të nënës iraniani ka hapur llogari në Telegram.

Nga hetimet është vërtetuar se shtetasi Bijon Pooladrag dyshohet se ka spiunuar muxhahedinët.

Vetë ai ka pranuar para gjykatës se ka jetuar në shtëpinë e tyre, se ka përdorur telefonin e nënës, por mohon të ketë ndërhyrë në rrjet, për çështje kompjuterike.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur kërkesën për: Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bijon Pooladrag, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, Keqp?rdorimi i paisjeve” dhe Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” parashikuar nga nenet 293/a,b,c,çi K.Penal.

Nga shqyrtimi gjyqësore i akteve dhe provave të paraqitura nga prokurori rezultoi se: Kallëzuesja, më datë 05.10.2020, është takuar me kushëririn e saj të quajtur F mbiemrin nuk ja di pasi janë kushërinj të tretë. Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Në këtë moment shtetasi i quajtur F ka komunikuar me shtetasen X se kjo e fundit ka dhe një llogari në aplikacionin Telegram.

Ajo i ka thënë që nuk ka hapur kurrë më parë llogari në këtë aplikacion. Në telefonin e saj dilnin sikur ajo kishte llogari në Instagram, Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Telegram, të gjitha në emrin e shtetases X. Menjëherë ajo ka instaluar në telefonin e saj, aplikacionin Telegram dhe e ka regjistruar me numrin e telefonit 068xxx të cilin ajo e ka në posedim.

Ka konstatuar se llogaria kishte numrin e saj të telefonit, si emër profili kishte shënimin në gjuhë të huaj të pakuptueshme nga ana e saj dhe si foto profili një foto të një aktori të njohur. Në k?të aplikacion shtetasja X ka konstatuar se kishte biseda me shtetas që ajo nuk i njihte por dhe me shtetas që i nijhte.

Ka parë mesazhe të cilat nuk i kuptonte pasi ishin në gjuhë të huaj (iraniane). Shtetasja X ka vënë re se vetëm një nga komunikimet ka qenë në gjuhën angleze. Pas këtij momenti ka telefonuar motrën e saj e cila quhet X, nëpërmjet aplikacionit Telegram për ta pyetur nëse e ka hapur ajo këtë llogari me numrin e saj. Motra e saj nuk është përgjigjur. Ka telefonuar kunatin e saj, burrin e motrës, X, i cili është shtetas Iranian, i qujtur Sarafaraz Rahimy, por dhe ky nuk i është përgjigjur.

Qëllimi i telefonatës me motrën dhe kunatin e saj ishte pasi donte ti pyeste, duke qenë se janë njohës të gjuhës iraniane dhe ajo ka menduar se mos e kanë hapur ata. Këtë e ka lidhur me faktin pasi mesazhet ishin në gjuhën iraniane dhe ajo nuk e di këtë gjuhë. Gjithashtu ka telefonuar kushëririn e saj shtetasin e quajtur F për të kuptuar rreth kësaj.

Po atë ditë, në mbrëmje kallzuesja X ka parë të gjitha mesazhet të cilat shumica prej tyre ishin në gjuhën iraniane, ka parë numra telefoni të ndrysh?m, adresa email të ndryshme, foto të ndryshme dhe një bisedë në gjuhën angleze ku personi prezantohet si Bijan. Gjithashtu ka parë që nga llogaria e telegramit janë dërguar mesazhe drejt llogarisë së Bijan pasi dhe ai posedon një llogari në këtë aplikacion.

Shtetasja X menjeherë i ka bere scren shot të gjitha mesazheve dhe bisedave. Më datë 08.10.2020, ajo ka hyrë n? aplikacionin Telegram dhe ka konstatuar se shumica e bisedave ishin fshire. Në atë moment, ajo ka dyshuar se personi i cili ka hapur llogarinë në Telegram është shtetasi Bijan Salman Pooladrag.

Ky shtetas prej muajit janar të vitit 2020 jeton në të njëjtën shtëpi me shtetasen X. Burri i motrës së saj i ka thënë mamasë së kësaj shtetase që të rrijë në shtëpinë e tyre pasi është në gjendje të keqe ekonomike. Shtetasi Bijan Salman Pooladrag është refugjat në Shqipëri dhe është i pajisur me leje qëndrimi. Ai jep një shumë prej 10.000 lekë të reja për shpenzime të vogla. Gjate qëndrimit të tij në banesë dhe bisedave të kryera ky shtetas u ka thënë se është Bijan, vinte nga Irani dhe ka ardhur këtu në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Ai u ka thënë se një organizatë Iraniane këtu në Shqipëri u jep si ndihmë ekonomike një shumë prej 300 euro.

Shtetasja X i ka thënë shtetasit iranian të quajtur Bijan që ta ndihmonte për një vend pune por ai i ka thënë se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter, por ajo nuk i ka parë asnjë kompjuter. Ajo ka deklaruar se ky shtetas posedon një telefon dhe një tablet.

Fakti se përse ajo dyshon tek shtetasi Bijan për hapjen e llogarisë në Telegram është se ai hyn në banesën e tyre dhe shtetasja X telefonin nuk e mban gjithmonë me vete dhe si pasojë ai mund të ketë p?rfituar nga kjo. Telefoni i saj nuk ka kod sigurie. Gjë tjetër që e ka bërë të dyshonte është pasi komunikimet ishin në gjuhën iraniane dhe tek bisedat ka parë foto të mikes s? saj që njihet dhe nga shtetasi iranian Bijan.

Ajo me shtetasin iranian Bijan janë shokë në Instagram si dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Numri i telefonit të shtetasit Bijan është 069XXXX.

Në rrjetin social Instagram ai ka proflin emërtuar “bijanpooladrag me adresë https://www.instagram.com/bijanpooladrag/.

Shtetasja X ka deklaruar se është shumë shqetësuar pasi është përdorur numri i saj i telefonit për hapjen e një llogarie në Telegram. Ajo ka theksuar se nuk ka hapur asnjëherë një llogari në aplikacion Telegram. Kjo llogari mund të keqpëdoret nga personi i cili e ka hapur dhe mund të krijojë probleme.

Eshtë përpiluar procesverbali për marrjen e të dhënave që ka dijeni për veprën penale, shtetases Z e cila është pyetur për pretendimet e shtetases X dhe ka deklaruar si më poshtë:

Shtetasi Bijan Salaman Pooladrag më datë 22.01.2020, ka firmosur një deklaratë me shtetasen Z personalisht, në të cil?n shprehet gadishmëria e tij për të qendruar jo më pak se gjashtë muaj me qera në shtëpinë e saj, dhe se do të respektonte kushtet e vendosura nga ana e saj me tej per mirëfunksionimin e marrëveshjes. Ka qëndruar korrekt gjithë kohës me pagesat, dhe me mirembajtjen e shtepise, madje ka cilësuar faktin se ajo është sëmurë nga zemra dhe ai i ka qëndruar tek koka duke i shërbyer, në momentin që ajo nuk kishte vajzat në shtëpi. Me pak fjalë ka qenë njeri i shtepisë për ta. Mirëpo një ditë vajza e saj shtetasja X i ka thënë se sipas saj ky shtetas i kishte marrë telefonin pa dijeninë e saj dhe kishte përdorur një program.

Shtetasja Z ka deklaruar që me moshën që ka nuk i kupton mirë k?to punë, por thënë se nëse ai e ka bërë një punë të tillë, mund ta ribëjë përsëri, me te gjitha sendet në shtëpi, kështu që nëse është ai autori, pas vërtetimeve tuaja, të mbajë përgjegjësi. Është përpiluar procesverbali i dorëzimit të dokumentave nga shtetasja X, fletë të printuara, scrën shot të mesazheve në aplikacionin Telegram, një fotokopje kontrate datë 22.01.2020 ndërmjet Z dhe shtetasit Bijan Pooldrag.

Konkretisht mesazhe ne gjuhë të huaj të dërguara nga aplikacioni Telegram. Nga kqyrja e telefonit të shtetases X ku gjatë kqyrjes, ndër të tjera kanë rezultuar foldera emertuar screenshot, B.qera, Telegram dhe Rubrika/ card/dcim/camera në të cilat janë konstatuar foto screenshot-e të cilat janë kopjuar hedhur djegur në një CD e cila i është bashkëlidhur këtij proçesverbali. Nga të dhënat e mësiperme dhe nga veprimet hetimore të kryera nga Policia Gjyqesore, rezulton se ka te dhëna të mjaftueshme që krijojne dyshimin e

arsyeshem se në rastin konkret personi nên hetim, Bijon Pooladrag të ketë konsumuar elementët e figures së veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, ” Keqpërdorimi i paisjeve” dhe * Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, të parashikuar nga nenet 293/a, b,c,çi K.Penal. Për këto fakte të sipër përmendura, nisur nga rrezikshmëria e veprave penale për të cilën dyshohet dhe e personit, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim atë të “arrestit ne burg”.

Lidhur me vleftësimin e ndalimit. A. E drejta për tu mos u privuar nga liria në mënyrë arbitrare është një nga të drejtat themelore që gëzon një person. Shtetit i njihet e drejta që të kufizojë këtë të drejtë themelore, kur duhet të mbrohet një interes privat ose publik. Privimi i lirisë në rastet e arrestit në flagrance dhe ndalimit, e vendos individin në një situate të vështirë ku atij i privohet liria e lëvizjes, prandaj del nevoja që proçedurat e heqjes së lirisë të jenë ligjore dhe të kontrollohen nga gjykata

1. Në nenin 253 të Kodit të Procedurës Penale (i ndryshuar me ligjin 35/2017) përcaktohet se: “Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se katër vjet. 2. Policia gjyqësore kryen ndalimin me inciativën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, të pritet urdhri i prokurorit”. Rezulton se në rastin konkret, veprat për të cilën dyshohet se ka kryer personi nën hetim Bijon Pooladrag dënohet me burgim deri në 7 (shtate) vjet burgim. Gjykata thekson se veprat penale “, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, Keqpërdorimi i paisjeve” dhe ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” të parashikuar nga nenet 293/a, b,c,ç i K.Penal paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Në këto kushte, konform nenit 253 të Kodit të Procedurës Penale, ndalimi i personit nën hetim Bijon Pooladrag bërë nga ana e policisë gjyqësore është plotësisht i ligjshëm dhe i bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin

253 të K.Pr. Penale. LIDHUR ME CAKTIMIN E MASË SË SIGURIMIT. Për sa i përket kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal, gjykata në vendimin e saj mbajti parasysh nenin 27 dhe 28 të Kushtetutës së Repubikës së Shqipërisë. Gjithashtu, gjykata, bazuar në nenet 228 dhe 229 të K.Pr.Penale, sipas të cilëve askush nuk mund t’i nënshtrohet një mase sigurimi personal në qoftë se në ngarkim të tyre nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Pra që të caktohet një masë sigurimi personal ndaj një personi duhet të ekzistojë një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se personi është autor për kryerjen e veprës penale të dyshuar në rastin konkret. Nga provat e paraqitura nga prokuroria Gjykatës iu krijua bindja se ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Bijon Pooladrag, ka kryer veprat penale për të cilën po hetohet. Kjo pasi i arrestuari është ndaluar nga punonjësit e policisë në kryerje e sipër të veprave penale.

Gjithashtu, gjykata vendos një masë sigurimi personal kur ekziston të paktën vetëm një nga rastet e parashikuar nga nenin 228/3 i K.Pr.Penale:”Masat e sigurimit personal vendosen:

B. kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit; C kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet pasi është shtetas i huaj,

D. kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

Në rastin konkret, referuar faktit se shtetasi Bijon Pooladrag është kapur dhe ndaluar në kryerje e sipër të veprave penale, si dhe duke pasur parasysh veprat penale për të cilën dyshohet i ndaluari, llojin dhe marzhet e dënimit që parashikojn këto vepra penale, e cila parashikon vetëm dënimi me burgim deri në shtatë vjet dhe për këto arsye, gjykata çmon se plotësohen të gjitha kushtet e përgjithshme dhe posaçme të parashikuara nga neni 228 të K.Pr.P dhe si e tillë ajo çmon të caktojë një masë sigurimi personal.

Gjykata, referuar nenit 229 të K.Pr.P, që përcakton kriteret për caktimin e masës së sigurimit personal, sipas të cilit gjykata në caktimin e masës së sigurimit personal duhet të mbajë parasysh, përshtatshmërinë e masës, me shkallën e sigurimit që kërkohet në rastin konkret. Gjithashtu, masa duhet të jetë në raporte me rëndësinë e faktit dhe me sankionin që parashikohet për veprat penale konkrete. Kështu, referuar r?nd?sis? së c?nimit të marredhenieve konkrete të c?nuara, të mbrojtura posaçërisht nga ligji penal, dispozitat e kodit kane parashikuar dënime të caktuara.

Në caktimin e masës s? sigurimit gjykata duhet të mbajë parasysh dhe rrethanat lehtësuese dhe rênduese té parashikuar nga Kodi Penal, vazhdimësinë e kryerjes s? veprês penale si dhe përsëritjen Nga ana e mbrojtjes u k?rkuar një masë sigurimi m? e but?, pasi i dyshuari është shtetas i huaj, i pa d?nuar më parë, sendet e gjetura në banesë ishin te prishura. Prokurori si dëgjoi mbrojtjen dhe personin në hetim, referuar rrezikshmërisë së veprave penale, mas?s s? d?nimit që parashikohet për këto vepra penale, rrezikshmërinë shoqërore të të ndaluarit, moshën e tij, i qëndron kërkesave. Sa më sipër, referuar rrezikshm?ns? së veprave penale, masés s? d?nimit që parashikohet për këto vepra penale, rrezikshmërinë shoqërore të të ndaluarit, -Te gjitha keto rrethana tregojnë se masa e arrestit në burg, k?rkuar edhe nga prokurori është masa më e përshtatshme.

Sa me lart parashtroi gjykata cmon të caktojë ndaj personit nên hetim Bijon Pooladrag masën e sigurimit “arrest në burg në bazë të nenit 238 të K.Pr. Penale, e cila është në raport me r?ndësinë e faktit dhe p?rshtatet me nevojat e sigurimit në rastin konkret..

PËR KËTO ARSYE: Gjykata, në mbështetje të neneve 251 259, 228-230, 238, 244, 252 dhe

Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

245 të Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nen hetim Bijon Ghahreman Pooladrag.

Caktimin si masé sigurimi personal ndaj personit nen hetim Bijon Pooladrag, até të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Urdherohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco