Ja sa lekë do të jetë gjoba për mos mbajtjen e maskës në rrugë

Ja sa lekë do të jetë gjoba për mos mbajtjen e maskës në rrugë

16:39, 12/10/2020
A+ Aa A-

Pas të enjtes, cilido nuk do ta mbaje maskën edhe ne rruge, do të gjobitet.

Gjoba do te jete në masën e 3 mijë lekëve.

Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHEE përmes faturës së energjisë elektrike.

‘Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi’, u shpreh Veliu.

‘Po duhet mbajtur, na mbron’, thotë një grua. Ndërsa një burrë shprehet se ‘deri sa është vendosur si rregull duhet ta zbatojmë’.

Ata që shkelin më shumë edhe rregullat anticovid janë të rinjtë, të cilët e cilësojnë të tepërt mbajtjen e maskës. ‘Në rrugë nuk kam pse e mbaj, ndërsa në ambiente të mbylluara dhe në shkollë po’, thotë e reja.

Teksa në enjten hyjnë në fuqi masat e reja, ka qytetarë që nuk respektojnë as masat e tanishme, siç është mbajtja e maskës nëpër urbane. /TVKlan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t12/10/2020 18:49

Me liber shpie çdo polic qe zbaton urdherat e plehrave qe na qeverisin.

Shto koment

Denonco