Vrau ish-kunatën në sy të vajzës/ Agron Tanushi: Vëllezërit e saj më shanë ‘ti …robt e gruan’

Vrau ish-kunatën në sy të vajzës/ Agron Tanushi: Vëllezërit e saj më shanë ‘ti …robt e gruan’

16:18, 12/10/2020
A+ Aa A-

Dëshmia ekskluzive e Agron Tanushit, 31-vjeçari që vrau më 15 shtator ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin pas konflikteve të vazhdueshme pronësie ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, duke sjellë një tjetër version të ngjarjeve.

Në një intervistë nga burgu për gazetaren Dorjana Bezat, Agron Tanushi rrëfen zanafillën e problemeve me ish-kunatën deri ditën e krimit. Ai shprehet i penduar teksa thotë se ka qenë i rënduar psikologjikisht pas sharjeve e ofendimeve ditën e ngjarjes nga njerëzit e ish-kunatës. Sipas tij, ofendimet e sharjet dhe dhuna madje ndaj nënës së tij ishin të zakonshme.

“Jam penduar për krimin. Isha i rënduar psikologjikisht. Me Jetmirën kisha 7 vite që zihesha pre shtëpinë. Ditën e krimit njerëzit e Jetmirës më ofenduan dhe kërcënuan”, thotë ndër të tjera 31-vjeçari.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Atë ditë ajo ka qenë duke marrë disa plaçka të veta. Unë jam me urdhër mbrojtje ndaj familjes së saj dhe ajo ndaj meje. Ajo ka ardhur me marr plaçkat dhe e kam lejuar. Kanë ardhur vëllezërit e saj dhe lajmërova patrullën, sepse nuk e dija çfarë po merrte. Ka ardhur patrulla, ka qëndruar aty. Ka ardhur dhe ditën e dytë. I kam të filmuara. Ka qenë një punonjëse policie e më tha mos e thirr më patrullën pa arsye. Unë kam arsye sepse jam dhunuar nga familja e saj. Vëllezërit e saj më kanë dhunuar vëllain dhe nënën në banesë, i kanë masakruar. Unë jam pronar i ligjshëm i apartamentit. kam kontratë qiraje e paguaja shtëpinë kot.

Përse shkuat drejt vrasjes?

Ne vazhdimisht si familje jemi kërcënuar. Më ka rrahur prindërit, vëllain. më ka pështy përditë. Isha keq psikologjikisht. Nuk kam pas ndërmend ta vrisja. Ka ardhur djali i motrës së saj, kanë qenë tre veta. Kur ka ardhur i kam thënë çfarë do këtu. Më ka ofenduar. I tha tezes së vet, çfarë të kesh nevojë na thuaj se jemi këtu. më ka sharë nënën e gruan, gruan e kisha në krah. Nga kërcënimi e fyerjet, i përjetova keq dhe kam marrë armën e kam qëlluar. E kisha inatin me ata që erdhën në shtëpi. Inati ishte ajo se çfarë i ka bërë familjes sime ajo. Më ka shkatërruar familjen. më sillte lloj-lloj tek shtëpia.

Ajo ka qenë e dënuar për përndjekje ndaj familjes sime.

Kjo vepër penale që ke kryer dënohet deri në burg përjetë. A ia vlente të kryeje një krim të tillë? Pse nuk insistove sërish të vinte policia kur u fyeve?

Po atë ditë Policia e Kamzës më ka thënë shprehimisht mos telefono më sallën për këto gjëra se do të marrim zvarrë në komisariat. Atë zonjën nuk e kanë shoqëruar asnjëherë. Kam shkuar në Komisiariat iu kam thënë po vijnë njerëz të panjohur tek shtëpia. ‘S’të vjen zor që vjen për një grua këtu’.

Ajo duhet të ikte që kur ishte divorcuar. I ofrova para, 25 mln lekë të ikte. I kam paguar qiranë e banesës për vajzën e vogël. Të shikoni videot e mia dhe shihni çfarë mënyre rritet vajza e vogël. Ha, pi, del jashtë aty ku flinte. Kam lajmëruar policinë e Kamzës dhe nuk është shoqëruar njëherë ajo femër.  Është tmerruar lagjja nga ajo. Vëllezërit i ka njërin xhepist, tjetrin jep para me fajde. Policia nuk i sheh këto gjëra, merret me mua që punoj në ndërtim e vij në shtëpi me hallet e mia.

Ku do shkonte Jetmira pas divorcit?

7 vjet i kam ofruar çdo gjë. Njerëzit e saj më shanë ‘t’i *i robt e gruan’, vinin gangsterë tek porta.

Njerëzit e saj thonë se një rol e ka pas dhe nëna juaj?

Çfarë nëne?! Nëna ime shkulte flokët, ça bëre. Gjithë lagjja më thoshin pse e bëre Agron, pse shkatërrove familjen për atë që nuk e them dot se ka vdekur. Familja e saj është e degjeneruar. Nusja e vëllait të saj ka vrarë veten se burri shkonte me kunatën, me 4 fëmijë.

Pse u arratise në Lushnje?

Unë nuk i ndjeva mirë dhe ika. Atë krim e bëra. Ata më kanë thënë ‘të *i robt e gruan e të derdh trutë’.

Krimi ka ndodhur për shkak të mosndërhyrjes së policisë?

Për shkak të mosndërhyrjes së policisë për 7 vjet jo një vit. Jam kërcënuar. I kam me video, i ka prokuroria që thoshin vëllezërit e saj se do më vrasin. Vajza rritet në kushte skandaloze.

Armën ku e gjetët?

E gjeta pas shtëpisë, ku kam pas ca dru. Ka qenë e babait.

Çfarë komunikuat me Jetmirën?

Nuk i kam folur fare. Më tha do marr gjërat e mia. Ka ardhur dhe policia. I thashë merri krejt, dyer dritare, veç ik. Më tha mos mendo se do iki. Do marr gjëra të reja. I thoshte vëllezërve të vet, ja këtu përpara ‘do bëjmë shtëpi tjetër’ se do marrim dhëndrin. T’iu bëjmë mutin’. Ishin mësuar duke më rrahur nënën. Gangsterë, xhepistë. Vëllai ka ikur që pas divorcit e ka ardhur vetëm kur vdiq babi.

Pse u ndanë?

Ata donin fëmijë dhe me sa di unë ajo përdorte kokrra. Kur mbeti shtatzënë nisën problemet. Vëllai i saj e ka kërcënuar vëllain tim me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco