Dëshmia që ‘prangosi’ 41-vjeçarin dje në Greqi, si u zbuluan autorët e vrasjes së babë e bir në Elbasan

Dëshmia që ‘prangosi’ 41-vjeçarin dje në Greqi, si u zbuluan autorët e vrasjes së babë e bir në Elbasan

14:47, 12/10/2020
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar nga Gjirokastra, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë dhe i dyshuar si vrasësi i personit që ekzekutoi Sokol Çapjan, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi.

Policia tha dje se si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku, alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia tha se ky person, dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur më 15 gusht të vitit 2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij, Nezir Beqirin.

ZBARDHJA E NGJARJES

Një nga ngjarjet e vjetra të zbardhura nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit në qershor të vitit të kaluar është vrasja e dyfishtë që ndodhi më 15 gusht të vitit 2012 në lagjen “Çlirimi”, ku u ekzekutuan babë e bir.

Sipas ish-zv. drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajnaj, e cila doli në atë kohë në një konferencë për shtyp, autorët e kësaj ngjarjeje tashmë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Bëhej fjalë për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit në Elbasan, ngjarje për të cilën fillimisht ishte arrestuar edhe Florenc Çapja, i cili më pas u la i lirë.

Vitin e kaluar, Policia tha zyrtarisht se për këtë vrasje ishin shpallur në kërkim Ervis Bardhi, nga Kavaja e banues në lagjen “Shënkoll”, të Elbasanit, si dhe Etien Cani, banues në lagjen “Çlirimi”, të këtij qyteti.

NGJARJA

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari, Gentjan Beqiri, është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër”, të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit.

Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup.

Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen.

Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-ën, Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh 40- vjeçari, Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin.

Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca. Për vrasjen e babë e bir, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqiri.

Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në “Arrest me burg” të dyshuarin A.J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit.

Në seancën e mëparshme gjykata i kishte lënë 60 ditë kohë Prokurorisë dhe Policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarve Florenc Çapja dhe A.J., që akuzohen për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012, ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri./panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco