Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kapet shoferi i kamionit në Kakavijë, kishte 20 mijë euro të padeklaruara

Kapet shoferi i kamionit në Kakavijë, kishte 20 mijë euro të padeklaruara

12:37, 12/10/2020
A+ Aa A-

Policia e shtetit ka bërë sekuestrimin e 20 mijë eurove në pikën kufiare të Kakavijës. Ndërkohë është vënë në hetim 50-vjeçari që posedonte shumë e parave.

Sipas policisë ai po udhëtonte me një kamion ku kishte ndaluar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë e padeklaruara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

“Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi”, thuhet në njoftimin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco