Atentati në Shkodër/ Autori qëlloi 7 herë, e ‘tradhtuan’ telefoni dhe kaska

Atentati në Shkodër/ Autori qëlloi 7 herë, e ‘tradhtuan’ telefoni dhe kaska

12:28, 12/10/2020
A+ Aa A-

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë një ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është “tradhtuar” nga kaska që ka përdorur gjatë drejtimit të motorit si dhe telefoni i tij celular.

ABC News shkruan se 19-vjeçari ka qëlluar 7 herë në drejtim të makinës ku Hasanaj udhëtonte bashkë me të atin, i cili mbeti gjithashtu i plagosur si dhe bashkëshorten e tij, e cila mund t’u shpëtojë plumbave.

Nga dyshimet paraprake shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit mes autorit dhe shënjestrës. Por kjo mbetet për t’u vërtetuar nga hetimet, por edhe nga dëshmia që do të japë vetë 19-vjeçari në momentin e arrestimit.

Ilirjan Hasani jetonte në Malësinë e Madhe bashkë me nënën e tij, e cila gjithashtu është marrë nga pyetje nga uniformat blu. Ndërkohë që i ati i tij, ish-polic në pikën kufitare, jeton prej 3 vitesh në Britaninë e Madhe.

Ndonëse kanë të njëjtin mbiemër, 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me shefin e bluve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme pranë rrethrrotullimit në fshatin Dobraç, ku autori po ndiqte makinën me të cilën udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Hasanaj. Ai priti deri në momentin kur ata bënë një ndalesë dhe më pas u afrua duke qëlluar me motorin e tij, i cili u gjet rreth orës 16:00, 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Mentor Hasanaj është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa i ati po trajtohet në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco