Rrezikohen gratë shtatzana në maternitetin e Elbasanit, zjarri në kabinën elektrike

Rrezikohen gratë shtatzana në maternitetin e Elbasanit, zjarri në kabinën elektrike

12:08, 12/10/2020
A+ Aa A-

Gratë shtatzana, që duhet të shkojnë në maternitetin e Elbasanit, po rrezikojnë jetën e tyre dhe të foshnjes, pasi në vend të lindjes apo vizitës duhet të marrin rrugën sërish drejt Tiranës.

Gjithë tortura e tyre përmblidhet me emrin "OSHEE", pasi kabina elektrike që furnizon maternitetin e Elbasanit është përfshirë nga zjarri për të dytën herë brenda pak ditësh.

Zjarri i dytë ra sot dhe nxori jashtë funksionit të gjitha aparaturat.

Kësisoj, të gjitha gratë e rënduara që presin lindjen po dërgohen në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco