Atentati ndaj prokurorit/ SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve, gjykata e miraton

Atentati ndaj prokurorit/ SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve, gjykata e miraton

11:47, 12/10/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata, raporton BW.

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco