Të infektuar me Covid edhe 2 mësues në Memaliaj

Të infektuar me Covid edhe 2 mësues në Memaliaj

11:37, 12/10/2020
A+ Aa A-

Dy mësues të tjerë konstatohen me Covid-19 në shkollën e bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës, Bashkia Memaliaj.

Pas rastit të parë të shënuar të premten që kaloi ku një mësues rezultoi pozitiv, ditën e sotme ka ardhur përgjigja edhe për dy arsimtarë të tjerë me inicialet A.S dhe M.Gj.

Ndonëse deri tani janë tre mësues të izoluar si pasojë e Covid-19, mësimi në këtë shkollë nuk është ndërperë dhe vazhdon normalisht,shkruan ora.

Ndërkohë, prindërit e shqetësuar kanë filluar që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbizotëron.

Në këtë shkollë ndjekin mësimin rreth 270 nxënës të cikleve 9- vjeçar dhe të mesëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco