EMRI/ ‘300 euro klandestinëve për në BE’, kapet 33 vjeçari në Pogradec

EMRI/ ‘300 euro klandestinëve për në BE’, kapet 33 vjeçari në Pogradec

11:34, 12/10/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Tirana, pasi u kap duke transportuar 5 klandestinë. Arrestimi i shtetasit Spartak Kolnderut, u bë në Pogradec në kudër të operacionit të koduar “Perimetri”.

Sipas policisë, i riu kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco