Covid -19/ Dërgohet drejt Turqisë drejtori i Kufirit në Gjirokastër

Covid -19/ Dërgohet drejt Turqisë drejtori i Kufirit në Gjirokastër

10:56, 12/10/2020
A+ Aa A-

Dërgohet në Turqi drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco, i prekur prej disa ditësh nga koronavirusi.

Sipas burimeve, gjendja  shëndetësore e Arben Jocos është rënduar. Për këtë arsye, është dërguar për kurim të specializuar nëTurqi.

Raportohet se Joco humbi ndjenjat një ditë më parë, dhe për pasojë u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, nga ku kaloi menjëherë në terapi intensive.

Mirëpo, Joco mbetej në rrezik për jetën. Policia e Shtetit u detyrua ta dërgonte drejt Turqisë kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës, në klinikën e ozonografisë në Stamboll.

Në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco