FOTO/ Ja kush është i riu që qëlloi me armë shefin e Policisë Bashkiake

FOTO/ Ja kush është i riu që qëlloi me armë shefin e Policisë Bashkiake

10:43, 12/10/2020
A+ Aa A-

Autori i dyshuar nga policia që qëlloi mbi makinën e shefit të Policisë Bashkikae, është Ilirjan Hasanaj 19-vjeçar. Në makinë me Mentor Hasanajn ishte dhe babai i tij, që u plagos nga plumbat, dhe gruaja e tij që nuk është dëmtuar.

Burime bëjnë me dije se ai është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit, i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi. Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj, i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj, ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Autori, i cili i kishte ndjekur, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas, ndërsa më pas u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë. Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqipja12/10/2020 11:31

Fora , fora me te lumte dora , por jo vetem nje , por i gjithe populli duhet t' ja beje fora. Ndoshta ka mbetur e vetmja zgjidhje , e vetmja rruge qe populli te zgjidh hallin e kesaj te keqe te madhe qe e ka pllakosur prej 7,5 vjetesh , vetem keshtu ndoshta mund te shpetoje ky vend nga droga e krimi ne te cilin e kane zhytur rilindja komuniste dhe per kete sta duhet te paguajne duke filluar nga kreu i kesaj rilindjes bastarde.

Shto koment

Denonco