Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Përkeqësohet gjendja e shefit të Shërbimit të Endokrinologjisë, niset drejt Turqisë

Përkeqësohet gjendja e shefit të Shërbimit të Endokrinologjisë, niset drejt Turqisë

10:34, 12/10/2020
A+ Aa A-

Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit me covid -19 është përkeqësuar ndjeshëm. Ylli aktualisht ndodhet i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë, që kanë mundësi ekonomike, janë dërguar në Turqi për një shërbim të specializuar ndaj luftës me koronavirusin, duke përfshirë këtu dhe persona pjesë të stafit mjekësor të spitaleve shqiptare.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme edhe në ambiente të hapura.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco