Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

EMRAT/ Vrasësit e shqiptarit arrestohen teksa po zvarriteshin...

EMRAT/ Vrasësit e shqiptarit arrestohen teksa po zvarriteshin...

09:32, 12/10/2020
A+ Aa A-

Policia britanike publikoi momentet kur arrestoi dy persona të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Ata po zvarriteshin nga një dalje pas kopshtit, kur u kapën nga policia.

Të arrestuarit janë Giuseppe Petriccione, 46 vjeç dhe Francesco D’Agostino, 45 vjeç.

Ata akuzohen se kanë vrarë shqiptarin Serxhio Marku, 21 vjeç. Ky i fundit u gjet me plagë të rënda thike në apartament.

Policia tha se dy kuzhinierët italianë kishin njolla gjaku në pantallona.

“U përleshëm në shtëpi,” tha njëri prej tyre. “Ju lutem, mos më vrisni,” u dëgjua ai.

Shqiptari dyshohet se kishte shkuar në apartamentin e tyre për të shitur kokainë kur nisi sherri.

Ai u plagos me thika dhe mendohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes. Dy italianët kanë dalë përpara gjyqit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco