Atentati/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të Policisë Bashkiake

Atentati/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të Policisë Bashkiake

09:23, 12/10/2020
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e drejtorit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanaj i cili u plagos bashkë me babain e tij Xhelal Hasanaj një ditë më parë pranë bustit të 5 heronjve të Vigut në rrugën Shkodër-Koplik.

Drejtori Hasanaj, i cili ndodhet në spital në Tiranë, tashmë në një gjendje më të stabilizuar, pasi është marrë në pyetje nga policia ka deklaruar se ai nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje të rëndë.

“Kam qenë me familjen time në makinë. Papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë.

Pasi të shtënat u ndalën pashë që ishim plagosur unë dhe babai. Nuk e di se cila është arsyeja që na kanë qëlluar. Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe as babai im apo familja ime.

Unë jam drejtor i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, por nuk ka asnjë lidhje kjo sepse nuk kam pasur ndonjë debat apo problem të këtyre kohëve apo edhe më përpara. Kam punuar me shumë korrektësi në punën time duke iu shërbyer të gjithëve.

Nuk kam asnjë ide përse na qëlluan”, mësohet të ketë thënë drejtori Hasanaj pas ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni12/10/2020 10:35

Dhe ne u "bindem" se ky drejtor Police nuk ka asnje ide se perse e qelluan . Po per ato c'ka i Kane bere dhe i bejne ketij populli , prej gati 8 vjetesh , nuk e kane idene se do te perballen me reagimin e urrejtjes se akumuluar te ketij populli? Uroj qe te jete vetem fillimi i shperthimit te urrejtjes , dhe populli i Shkodres , si kurdohere e Ka treguar trimerin dhe kulturen e vet. Per gjendjen katastrofe , ne te cilen e Kane shpene kete Shqiperi , me se fundi , ka ardhur koha qe te paguajne kjo band kriminele qeverisese mbasi, krimi e droga qe Kane kultivuar ne kete vend do t'ju kthehet bumari t'ju haje koken.Shqiptari duron, por nuk perulet , as shitet , as shet kurre trojet e te pareve.

Shto koment

Denonco