6 të arrestuar në Fier, ja për çfarë akuzohen

6 të arrestuar në Fier, ja për çfarë akuzohen

08:33, 12/10/2020
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia e Fierit 6 shtetas. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Ja njoftimi i plotë:

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen”.

M. B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang" në gjendje të dehur.

E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.

-------------------

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

-------------------

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco