Detaje të reja/ Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, policia shoqëron disa persona

Detaje të reja/ Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, policia shoqëron disa persona

21:48, 11/10/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e një atentati gjatë ditës së sotme, Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj kanë mbetur të plagosur.

 Media raporton se në lidhje me ngjarjen, policia ka mundur të shoqërojë disa person, ku mes tyre dyshohet se është edhe autori.

Ndërkohë policia ka gjetur rreth 500 metër larg vendit të ngjarjes motorin me të cilin është kryer atentati.

Sipas policisë, dyshohet se autori ka braktisur motorin menjëherë pas ngjarjes dhe më pas është larguar në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku blutë raportuan se ishte një person që qarkullonte me motomjet, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit Mentor Hasanaj 37 vjeç, Vjollca Hasanaj 28 vjeçe dhe Xhelal Hasanaj 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco