Infektohen sërish fasoneritë e Beratit/ Punonjësja 44-vjeçe nga Kuçova rezulton positive me Covid-19

Infektohen sërish fasoneritë e Beratit/ Punonjësja 44-vjeçe nga Kuçova rezulton positive me Covid-19

21:33, 11/10/2020
A+ Aa A-

Nga raportimet e ditës së sotme, një punonjëse në një fasoneri në Berat rezulton ka rezultuar pozitive me SarsCov2.

E infektuara është një 44-vjeçare nga qyteti i Kuçovës, e cila punonte në një fasoneri të prodhimit të çantave në Berat.

Sipas informacioneve nga mediat, ajo mendohet të jetë infektuar nga një familjar i saj që ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë.

44-vjeçarja kishte 4-ditë që nuk paraqitej në punë, që prej ditës së kryerjes së tamponit por mbërritja “pozitive” e tamponit të saj ka vënë në alarm kolegët e repartit ku ajo punonte.

Mesditën e sotme, mësohet se është kryer dezinfektimi i disa reparteve të fasonerisë si dhe mbyllja e përkohshme e repartit ku punonte 44-vjeçarja nga Kuçova.

Po kështu, janë karantinuar punonjëset e repartit si dhe është bërë tamponi kontakteve të saj të afërta brenda punës./ balkanweb/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco