U kapën 60 mijë euro kokainë në banesë/ Policia arreston shqiptarin dhe italianin

U kapën 60 mijë euro kokainë në banesë/ Policia arreston shqiptarin dhe italianin

17:37, 11/10/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së shtunës, policia italiane e Compagnia di Riva ka sekuestruar 600 gramë kokainë në një banesë.

Pas disa vëzhgimesh të njëpasnjëshme të zonës së Rovertos është pikas një 36-vjeçar shqiptar, të cilin policia vendosi ta kontrollojë, raportojnë mediat italiane.  

Si rezultat u zbulua se ai nuk ishte i pajisur me dokumente të rregullta për të qëndruar në Itali.  

Ata më pas vazhduan kontrollet në një apartament ku qëndronte një 49-vjeçar. Qeni i njësisë Guardia di Finanza zbuloi një sasi kokaine në një sirtar. Nëse do dilte në treg kokaina kapte vlerën e mbi 60 mijë eurosh.  

Gjatë kontrollit, u gjet gjithashtu materiali i përdorur për paketimin e substancës dhe disa gramë hashash.  

Të dy u arrestuan dhe hetimet e mëvonshme zbuluan se shtetasi shqiptar ishte regjistruar me identitete të ndryshme në Itali./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco