EMRI/ Arrestohet në Madrid, mirditori i shumë kërkuar, ja për çfarë akuzohet

EMRI/ Arrestohet në Madrid, mirditori i shumë kërkuar, ja për çfarë akuzohet

15:01, 11/10/2020
A+ Aa A-

Ekstradohet në Shqipëri 29-vjeçari i cili ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, Gentian Marku banues në Reps u arrestua në Madrid.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps”.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi G. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco