Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, ja çfarë tha ne gjykatë babai i autorit të dyshuar

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, ja çfarë tha ne gjykatë babai i autorit të dyshuar

10:32, 11/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Akuza e prokurorisë ishte për kultivim i bimeve narkotike në bashkepunim. Ndërsa Rrok Pepaj është shprehur se “unë në atë zonë kam kultivuar bimë medicinale dhe boronicë”.

“Nuk kam pasur dijeni per parcelën sepse ne mal kam mbajtur bageti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin qe djali im ka pasur një ngatërresë dhe se djalin ma kane rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditesh dhe di vetem qe jane ngaterruar dhe se e kane rrahur disa persona. Une nuk kam asnje faj dhe nuk kam lidhje me keto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan te semure”, mësohet të jetë shprehur i moshuari.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masë lehtësuese por kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco