VIDEO/ Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi

VIDEO/ Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi

10:22, 11/10/2020
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku/

Të gjitha projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Por vjedhja dhe abuzimi më i madh janë 3 PPP-të e inceneratorëve.

Qeveria Rama shkeli mbi 10 procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.

Të tre këto inceneratorë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe vlera përfundimtare e faturës së tyre është 400 mln euro. 79 milionë euro janë paguar në total dhe nuk ka ffilkuar akoma puna.

Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre.

Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 mln euro (2 mln euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019. Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj-Mëritiri, nën bekimin e bashkëpronarit tjetër Rama, vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer.

E fundit, por jo për nga rëndësia; deri më sot asnjë zyrtar i lartë nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen dhe abuzimin me 400 mln euro të inceneratorëve.

25 Prilli është një mundësi për te cuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar këtë vjedhje të hapur të buxhetit të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/10/2020 19:03

SIPAS INFORMACIONEVE ZYRTARE TE INSTITUCIONIT TE KONTROLLIT TE LARTE TE SHTETIT DHE INSPEKTOREVE SHUME TE AFTE DHE MJAFT TE NDERGJEGJSHEM QE KA KY INSTITUCION, BUXHETIT TE SHTETIT BANDA E HAJDUTEVE TE RILINDJES I KA VJEDHUR DHE VAZHDON QE T'I VJEDHE PLOT 2.3 MILIARD EURO CDO VIT QE NGA JANARI I VITIT 2014!! PA LLOGARITUR EVAZIONIN FISKAL, PA LLOGARITUR PRIVATIZIMET E PASURIVE SHTETERORE TE DHENA SAHANLEPIRESVE TE QEVERISE, TE TIPIT CARKO BOLINO, PA LLOGARITUR SHPENZIMET E KOTA NE ADMINISTRATEN PUBLIKE QENDRORE DHE LOKALE, NUMRIN E TEJFRYRE TE TE PUNESUARVE KOT ME KOT, MJAFT ZYRA PLOT PER PLOT ME RILINDAS QE NUK BEJNE ASNJE PUNE, POR VETEM LIKE PER SATRAPIN E SURRELIT, MINISTRAT DHE LALI PLEHUN, QE MARRIN PJESE NE SONDAZHE TE NDRYSHME ONLINE PER SATRAPIN E SURRELIT DHE QEVERINE E RILINDJES!!! PA LLOGARITUR UZINA, FABRIKA, HIDROCENTRALE, MINIERA TE DHENA ME KONCENSIONE TEK HAJDUTET ORTAKE TE QEVERISE, TE CILAT I KANE NXJERRE JASHTE PUNE!!! LLOGARITENI QE PER 7 VJET X 2.3 MILIARD EURO = 16.1 MILIARD EURO TE VJEDHURA NGA BANDA E RILINDJES!!! DO T'IU SEKUESTROHEN TE GJITHA PASURITE E VENA PADREJTESISHT!!! A E SHIKONI O SHQIPTARE, SE SA E PASUR ESHTE SHQIPERIA??!!! KA 30 VJET QE VIDHET DHE PRAPE PO VIDHET E NUK U MBAROKA!!! JU DYSHONI TEK PREMTIMET E OPOZITES SOT DHE NESER NE QEVERI!!! KU DO TE GJENDEN PARATE?!! VETEM SIKUR TE MOS VIDHET, JA TEK JANE 16.1 MILIARD EURO!

Shqiptari11/10/2020 18:49

MBAJI TE GJITHA DOSJET HAPUR!! MBAJINI DOSJET E KORRUPSIONIT FORT DHE NESER DOREZOJANI DREJTESISE SE RE SPAK DHE BKH!! OPOZITA TE KETE HARRAM VOTEN E POPULLIT, QE NESER KUR TE JETE NE PUSHTET TE MOS E VENDOS DREJTESINE NE VEND DHE T'IA KTHEJE POPULLIT TE GJITHA PASURITE E GRABITURA NGA BANDA RILINDJA!!! VOTA E POPULLIT PER OPOZITEN ESHTE VOTE PER DREJTESI, VOTE KUNDER HAJDUTERISE RILINDASE, VOTE KUNDER KONCENSIONEVE ABUZIVE, VOTE KUNDER KORRUPSIONIT, VOTE KUNDER KRIMIT, VOTE KUNDER REGJIMIT TE SATRAPIT TE SURRELIT, VOTE PER TE HYRE NE BE, VOTE PER TE ARDHMEN E RINISE DHE TE FEMIJEVE TANE, VOTE PER RROGA DHE PENSIONE ME TE LARTA!!! VOTA E POPULLIT ESHTE VOTA QE TE GJITHE HAJDUTET NE PUSHTET TE VIHEN PERPARA DREJTESISE, ESHTE VOTE KUNDER PANDESHKUESHMERISE SE PUSHTETAREVE DHE POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR, MASHTRUES DHE HAJDUTE!

Shto koment

Denonco