Sot masa e sigurisë për babain e të dyshuarit për vrasjen e kushërinjve në Malësinë e Madhe

Sot masa e sigurisë për babain e të dyshuarit për vrasjen e kushërinjve në Malësinë e Madhe

09:35, 11/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës pritet të japë sot masën e sigurisë për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt të akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve në Vrith të Malësisë së Madhe, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ai mbërriti në gjykatë mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga furgoni i policisë.

Arrestimi i Pepaj u bë një ditë pas zbulimit të trupave të pajetë të dy kushërinjve për akuzën e kultivimit të kanabisit dhe moskallëzim krimi.

Rrok Pepaj dyshohet se prej ditës së parë ka qenë në dijeni të detajeve të krimit, por ka dhënë dëshmi të rreme.

Masa e arrestit, u mor pasi burri u mor në pyetje  për disa orë gjatë ditës së enjte, 8 tetor, dhe ndihma e tij çoi në gjetjen e dy trupave të pajetë në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se u vranë me një armë kallashnikov, të cilën 25 vjeçari e mbante të fshehur pranë parcelës me kanabis që po kultivonte aty.

Klement Pepaj është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa Vilson Çutaj është goditur në pjesën e barkut.

Dyshimet janë se shkak për konfliktin mes tre të rinjve me lidhje gjaku është bërë grabitja e një parcele me kanabis, ndërsa të tre ishin zhdukur më 3 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco