I dënuar me 25 vite burg, fieraku 'paketohet' për në Itali

I dënuar me 25 vite burg, fieraku 'paketohet' për në Itali

14:58, 10/10/2020
A+ Aa A-

Interpol Tirana ekstradoi sot në drejtim të Italisë një 40-vjeçar nga Fieri, i cili rezulton të jetë i dënuar me 25 vite burg në Itali për vepra të rënda penale.

Viron Tavanxhiu u nis sot në drejtim të Italisë pasi në emër të tij ka një vendim të gjykatës së Milanos, sipas të cilit ai duhet të kryejë 25 vite burg për vepra penale si “vrasje”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armë mbajtje pa leje”.

Por, krahas Italisë, Tavanxhiu ka kryer edhe në Shqipëri shkelje duke marrë në vitin 2017 një dënim për “falsikim” nga Gjykata e Korçës.

Njoftimi i policisë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco