EMRI/ Kreu vrasje në vitin 2009, arrestohet i shumëkërkuari në Kamzë

EMRI/ Kreu vrasje në vitin 2009, arrestohet i shumëkërkuari në Kamzë

14:39, 10/10/2020
A+ Aa A-

Arjan Prenga, një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2009 për një vrasje në Rrëshen, është arrestuar nga policia. Ai, së bashku me një tjetër, të identifikuar me inicialet A.N., i cili mbetet në kërkim, morën jetën e shtetasit E.J.

Arjan Prenga rezultonte i dënuar nga Gjykata e Lezhës me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.

Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco