Përplasi 2 gra me makinë, 21 vjeçari vihet në pranga

Përplasi 2 gra me makinë, 21 vjeçari vihet në pranga

10:00, 10/10/2020
A+ Aa A-

 Dy gra të moshuara kanë mbetur të plagosura në një aksident rrugor në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” një ditë më parë, ku 21 vjeçari me inicialet F.Z duke drejtuar automjetin e markës “Citroen”, ka aksidentuar  shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

Ato janë transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit që aksidentoi dy gratë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco