Shqiptari gjendet i varur me kokë poshtë në kangjellat e kompleksit, qëndroi aty gjithë natën

Shqiptari gjendet i varur me kokë poshtë në kangjellat e kompleksit, qëndroi aty gjithë natën

20:11, 09/10/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar është gjendur i vdekur këtë pasdite në një kompleks banimi në Greqi.

Burri me origjinë shqiptare, sikundër raportojnë mediat greke, tentoi të hynte në kompleks duke u ngjitur nëpërmjet rrethimit me kangjella të lartë dy metra. Por gjithçka doli jashtë parashikimeve, kur pantallonat e tij mbetën të kapura në kangjella dhe trupi i tij mbeti i varur përgjatë gjithë natës.

Trupi i tij u gjet nga pronari i kompleksit luksoz, i cili njoftoi policinë.

Dyshimet e para të policisë janë se shqiptari u përpoq të hynte në kompleks për të vjedhur.

Ndërsa shkaqet e vërteta të vdekjes së shqiptarit do të përcaktohen nga autopsia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco