Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vrasja e dyfishtë/ Vilson Çutaj la pas 4 fëmijë, do kishte mbijetuar sikur...

Vrasja e dyfishtë/ Vilson Çutaj la pas 4 fëmijë, do kishte mbijetuar sikur...

20:07, 09/10/2020
A+ Aa A-

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë mesditën e djeshme në një fshat të Malësisë së Madhe. Dy të rinjtë rezultonin të zhdukur për prej pasdites së 3 tetorit. I dyshuari kryesor i vrasjes është Danjel Pepaj.

Ky i fundit është zhdukur që prej ditës së ngjarjes, ndërsa vijon të jetë në kërkim nga policia. Dyshohet se ai është larguar drejt Malit të Zi.

Familjet e dy viktimave, hapën dje dyert e mortit. Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni, janë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Mësohet se Vilson Çutaj, ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa në rrjet, familjarët kanë shprehur dhimbjen për fatin tragjik të të riut.

‘Vil, na e theve zemrën. Krishti të pastë në parriz e banu engjëll mbrojtës për katër fëmit e tu. Do na mungosh sa të kemi jetë.’ shprehet një i afërm i Vilson Çutajt.

Dy të rinjtë, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u vranë nga Danjel Pepaj për kanabis. Trupat e dy të rinjve u gjetën dje nga policia dhe të afërm pranë parcelave me kanabis. Policia dhe ekspertiza mjeko-ligjore, kanë konstatuar në trupat e viktimave shenja plumbash, çka tregon se ata janë vrarë me armë zjarri.

Burime për Mapo bëjnë me dije, se nëse Vilsoni do ishte gjetur në kohë nga autoritetet, mund të kishte mbijetuar.

Dalim në këtë përfundim, pasi burime të sigurta për Mapo, raportojnë se Çutaj nuk ka vdekur menjëherë pasi është qëlluar. Ai është zvarritur nga momenti kur është rrëzuar.

Ishte Danjel Pepaj, autori i dyshuar i vrasjes ai i cili ka marrë edhe telefonin e Çutajt, kështu, ky i fundit nuk do mund të përgjigjej në celular as nuk mund të bënte ndonjë telefonatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B.sh09/10/2020 20:42

Gjynah nga zoti qe humben jeten...por rruga e tyre qe e gabuar...te merresh me droge eshte rruga qe te con ne boten e krimit...heret a vone ...humbet gjithshka

Shto koment

Denonco