Gjen për herë të tretë varrin e djalit të hapur/ Nëna: Ai nuk është aty, i kanë marrë sendet personale

Gjen për herë të tretë varrin e djalit të hapur/ Nëna: Ai nuk është aty, i kanë marrë sendet personale

19:10, 09/10/2020
A+ Aa A-

Tragjedia në familjen Zogu në Valikardh të Bulqizës nuk ka të ndalur.

Familjarët denoncojnë se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë.

Në muajin gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur.

Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë.

Madje për këtë prokuroria e Dibrës nisi hetimet. Por nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu denoncon se varri është hapur për herë të tretë.

Ajo kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë. Madje Sheqere Zogu shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende.

“Përse të hapet varri i djalit tim tre herë? Unë mendoj se ai nuk është në varr. Ose ta hapë shteti ose ta hap unë vetë.  Edhe sendet ti kem ti shoh. Çfarë më ka lënë çuni në telefon.”- shprehet nëna.

Ndërkohë hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit Edmond Zogu, Rizai.

Ai shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin.

“Prokuroria thotë është mbyll çështja, por ne nuk e dimë kemi dyshime se kufoma nuk është aty. “- tha xhaxhai.

36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur me datë 20 qershor të këtij viti në fshatin Valikardh të Bulqizës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco