Zhdukja e tre të rinjve/ Dy dëshmitë e forta: U nisën për te plaçka ….

Zhdukja e tre të rinjve/ Dy dëshmitë e forta: U nisën për te plaçka ….

22:11, 07/10/2020
A+ Aa A-

Vilson Çutaj, 37-vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, Klement Pepa, 21 vjeç dhe Daniel Pepaj, 25 vjeç banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre që prej datës 3 tetor.

Prokuroria ka regjistruar dosjen për ngjarjen në fjalë me akuzë për ‘vrasje me paramendim’. Janë dy dëshmi të forta që ka prokuroria që mund të hedhin dritë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha thotë se sipas Prokurorisë, Daniel Pepaj rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka ndaluar një person me makinë dhe i ka kërkuar që ta transportojë deri në fshatin Bajzë. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë shoferi i kësaj makine.

Ndërkohë dëshmia e dytë e fortë që ka prokuroria është e vëllait të Vilson Çutaj i cili ka thënë se telefonata e fundit i ka thënë se do vonohen pak. Para se të niseshin drejt fshatit Zagor të rinjtë janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe thuhet se Daniel Pepaj të ketë vjedhur një sasi droge.

Sipas dëshmisë së vëllait të Vilson Çutaj ata i kanë kërkuar që të transportohen deri në fshatin Zagor dhe më pas ata janë larguar për tek vendi ku gjendej ‘plaçka’ (dyshohet kanabisi i vjedhur).

Daniel Pepaj, në sistemin TIMS nuk ka kaluar përmes pikës kufitare ku lihen gjurmë.

Gazetarja tha se kultivuesit e hashashit, kanë nisur të ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri-tjetrit dhe jo nga policia.

“Kultivuesit i ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri tjetrit dhe jo nga policia”, tha gazetarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco