Një person i armatosur grabit dyqanin e kompanisë celulare në Durrës

Një person i armatosur grabit dyqanin e kompanisë celulare në Durrës

20:41, 07/10/2020
A+ Aa A-

Një grabitje ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Durrësit. Sikundër raportohet, shënjestër e grabitjes është bërë një dyqan celularësh.  

Autori është ende i paidentifikuar dhe mësohet se ka marrë xhiron ditore dhe është larguar me shpejtësi.

Policia është në kërkim dhe identifikim të autorit nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco