Të shtëna me armë mes dy makinave në kryeqytet

Të shtëna me armë mes dy makinave në kryeqytet

19:15, 07/10/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, në lagjën “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy makinave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Deri më tani nuk ka informacione shtesë lidhur me rastin, por policia është në vendin e ngjarjes.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco