Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Zhdukja e tre të rinjve/ Banorët: Policia nuk ka ndërhyrë ende në parcelat me kanabis

Zhdukja e tre të rinjve/ Banorët: Policia nuk ka ndërhyrë ende në parcelat me kanabis

16:42, 07/10/2020
A+ Aa A-

Zhdukja e të rinjve në Malësi të Madhe, banorët: Policia s’ka ndërhyrë në parcelat me kanabis

Kanë kaluar katër ditë nga zhukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Daniel dhe Klement Pepaj së bashku me Vilson Çutajn u zhdukën  në zonën malore të Rencit pasditen e datës 3 tetor.

Në këtë zonë banorët kanë raportuar se ka pasur të shtëna me armë, ndërkohë burime thonë për abcneës.al se po ashtu në zonë ka parcela me kanabis, por aty nuk ka hyrë ende policia.

Ndërsa sa i përket familjarëve të tre djemve që janë dhe fis me njëri tjetrin të njëjtat burime bëjnë të ditur se ata nuk kanë bashkëpunuar me grupin hetimor për t’ju treguar lidhjet e mëparshme mes djemve.

Gjatë dëshmive të tyre në polici banorët kanë raportuar se tre të rinjtë kanë hyrë nëpër parcelat e kanabisit në zonën e quajtur Rrenc në Vrith dhe në një zonë afër fshatit Vuç.

Si është e kaluara e tre të rinjve?

Burimet tregojnë për abcneës.al se 37-vjeçari Vilson Çutaj banor i Bjazës njihet në zonë si një njeri konfliktual. Dyshohet se aktiviteti kryesor i tij ka qenë në kultimvin dhe trafikimin e kanabisit. Për këto dyshime dhe për konflikte banale ai është shoqëruar disa herë në polici, por nuk është dënuar.

Po kështu dhe Danjel Pepaj ka dyshime se është marrë me kultivim të bimëve narkotike. Ndërsa, 21-vjeçari Klement Pepaj ka qënë emigrant në Francë dhe në Zvicër dhe në një vit më parë është deportuar pasi nuk kishte leje qëndrim në Zvicër. Për 21-vjecarin banorët thonë se 6 muajt e fundit ai nuk ka pasur sjellje normale. qëndronte deri në orët e vona të natës nëpër rrugë nën shoqërinë e kushëririt Vilson Çutajt. Gjatë tre muajve të fundit ata janë parë shpesh dhe me Danjel Pepaj.

Ngjarja:

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe  janë larguar pa gjurmë në datën 3 tetor.

Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin, ndërkohë që dyshohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Prindërit e Klement Pepaj në një komunikim për mediat kërkuan ndihmë nga shteti që dy djemtë e zhdukur pa gjurmë të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

Familjarët kanë hedhur akuza ndaj Daniel Pepajt. Ky i fundit po kërkohet pasi akuzohet nga të afërmit e të zhdukurve se i ka vrarë dy të afërmit e tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua fillimisht nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco