Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rritet sërish numri i rasteve/ 162 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i rasteve/ 162 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

15:58, 07/10/2020
A+ Aa A-

Rritet sërish numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të reja.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shënuar rritje nga dje.

4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 162 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 162

Të shëruar ne 24 orë              150

Humbje jete në 24 orë                        4

Testime ditore                                    914

Testime totale                         94,840

Raste pozitive              14,730

Raste të shëruara        9115

Raste Aktive                 5208

Humbje jete                 407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2711

Durrës             563

Shkodër           393

Lezhë 256

Korçë   253

Elbasan            226

Fier       225

Vlorë   185

Kukës 139

Berat    125

Dibër   77

Gjirokastër 55

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco