Sherr në Durrës,  nxirren thikat dhe ...

Sherr në Durrës, nxirren thikat dhe ...

15:02, 07/10/2020
A+ Aa A-

Një person ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi është goditur me thikë mesditën e sotme në Sukth.

Policia njofton se edhe autori ka marrë lëndime gjatë konfliktit dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore .

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikëqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco