Dokumenti i dënimit/ Trafikanti i drogës pas 5 viteve burg zgjidhet në krye të OSHEE-së për Veriun

Dokumenti i dënimit/ Trafikanti i drogës pas 5 viteve burg zgjidhet në krye të OSHEE-së për Veriun

14:48, 07/10/2020
A+ Aa A-

Mdiat kanë siguruar vendimin e Gjykatës së Shkodrës, i dhënë në vitin 2012 ndaj shtetasit Tom Ndue Zhurri, I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, e që sot është emëruar nga Rilindja drejtues i OSHEE-së për Veriun.

Ne vendimin e Gjykatës që Faxneës e ka publikuar, shihet se Zhurri është dënuar si përfundim me 5 vite burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të zgjidhet në një post të lakmueshëm si ai i kreut të OSHEE-së për rajonin e Veriut.

Një denoncm për këtë problem eshtë postuar edhe nga ish Kryeministri Berisha i cili shkruan se Zhurri do të marrë në dorë parcelat e kanabisit që janë mbjellë në të gjithë zonës e Malësisë.

Postimi i bërë më herët nga Berisha:

Trafiku i drogës meritë për tu ngritur në detyrë në poste të larta! Tom Ndue Zhurri i dënuar në vitin 2012 me 7 vite dhe 7 muaj burg emërohet drejtor i OSHE dhe Gjergj Dodani i dënuar në vitin 2016 për trafik droge dhe i përjashtuar nga policia emërohet shef i komisariatit të Vaut të Dejës.

Detyra: të mbrojnë arat me kanabis “medicinal” të Edvin Drogës dhe Gjeneral Hashashit. sb

Përshendetje dr. Denoncim nga Vau i Dejës:

Tom Ndue Zhurri, i cili është drejtor i OSSHE për Veriun, i dënuar në vitin 2012 për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” me 7 vite e 6 muaj burg, sot është rikthyer në menaxhimin e parcelave të drogës në Vaun e Dejës, me specifikisht në Karmë, Vig-Mnel, Koman, Toplan, Serme dhe Shllak.

Tom Zhurri në bashkepunim me shefin e komisariatit të Vaut të Dejes dhe shefin e krimeve, keto ditë kanë marrë në menaxhim parcelat e drogës në bashkinë Vau i Dejes, sepse parcelat janë në pronësi të Bashkisë dhe në krye të Policisë Bashkiake është emëruar së fundmi nje tjetër i denuar në Shtator të vitit 2016 për trafik droge dhe i përjashtuar nga Policia e Shtetit, krimineli Gjergj Dodani.

Trafikanti i drogës Gjergj Dodani ka vënë tani se fundmi në dispozicion të ketij rrjeti kriminal të gjitha makinat e policisë bashkiake të cilat sëbashku me makinat e komisariatit, janë vënë në ruajtje të parcelave të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco