VIDEO+EMRI/ Italia tjetër operacion antidrogë, arrestohet në Vlorë i kërkuari

VIDEO+EMRI/ Italia tjetër operacion antidrogë, arrestohet në Vlorë i kërkuari

13:04, 07/10/2020
A+ Aa A-

Policia italiane ka organizuar një tjetër operacion ndërkombëtar anti-drogë duke vënë në pranga 9 persona.

Një prej tyre është arrestuar në Vlorë dhe 8 në Itali, ne Arezzo.

I arrestuari në Vlorë është identifikuar si Rikardoroha Basho.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar ‘RICAVO’, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.

Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.

Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar ‘RICAVO’.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.

Operacioni ‘RICAVO’, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco