Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Grevë urie në burgje/ Vijon protesta në Shënkoll, të burgosurit refuzojnë ushqimin

Grevë urie në burgje/ Vijon protesta në Shënkoll, të burgosurit refuzojnë ushqimin

10:59, 06/10/2020
A+ Aa A-

Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të pestë.

Sa i përket kërkesave të tyre autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Mësohet se të paraburgosurit ditën e djeshme kanë patur një takim me përfaqësues të drejtorisë së burgjeve dhe sot pritet edhe reagimi i tyre në lidhje me kërkesat e bëra.

Ata kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga burgu pasi cilësia e tij sipas tyre është shumë e ulët.

Në grevë urie njoftohet se janë futur rreth 70 të burgosur.

Edhe në burgun e Peqinit, më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie.

Ndërkohë që në burgun e Reçit gjatë ditës së sotme u raportua se janë rreth 100 të burgosur të cilët kanë hyrë në grevë dhe kanë refuzuar ushqimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco