Qe arrestuar për 113 kg heroinë, shkarkohet këshilltari i Drejtësisë në Kosovë Ministri Selim Selimi

Qe arrestuar për 113 kg heroinë, shkarkohet këshilltari i Drejtësisë në Kosovë

09:57, 06/10/2020
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, ka shkarkuar nga detyra, këshilltarin Enis Qerka, i cili ka qenë i arrestua për 113 kilogramë drogë dy vite më parë.

Ministri Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave. “Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ministri.

Më herët, Selimi u pyet nga mediat se si e kishte emëruar këshilltar,  një person të arrestuar me dyshimin për kontrabandë të 113 kilogramëve drogë dhe në përgjigjet nga kabineti i tij është thënë se “vendimi për z. Qerka si këshilltar i jashtëm është marrë pasi  ndaj tij kanë pushuar hetimet”.

Në fakt, Enis Qerka me dy të tjerë, Selim Qerkën dhe Gent Selacin janë të vetmit që nuk janë përfshirë në aktakuzën kundër grupit të personave të arrestuar, që u zunë me 113 kilogramë drogë. 

Enis Qerka u emërua këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi së fundmi, por njihet tashmë në opinion që kur u arrestua në dhjetor 2018, në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve heroinë, kohë Qerka punonte si shofer në Byronë Kosovare të Sigurimeve të drejtuar nga Gani Thaçi, vëllai i Presidentit të Kosovës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco