Përplasja pas mesnate në Elbasan, arrestohet një 23-vjeçar, në kërkim edhe 6 të tjerë

Përplasja pas mesnate në Elbasan, arrestohet një 23-vjeçar, në kërkim edhe 6 të tjerë

09:52, 06/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në qytet, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy persona gjatë një sherri në një lokal.

Sot është arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe vijon puna për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco