Vijon greva e urisë e naftëtarëve: Qeveria pret që mbase të vdesim, por…

Vijon greva e urisë e naftëtarëve: Qeveria pret që mbase të vdesim, por…

09:46, 06/10/2020
A+ Aa A-

Grevë e urisë e naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e nëntë.

Naftëtarët e UPN Ballsh shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën me grevë urie të tyre deri në realizimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

Sokol Dautaj u shpreh për mikrofonin e Syri TV së 'qeveria mbase pret që të vdesim, por para se të vetëflijohemi do bëjmë diçka të mbahet mend'.

Ndërsa një grevist tjetër tha se “për fëmijët e mi, për fëmijet e naftëtarëve, gjarpër do bëhem e do ta pickoj kryeministrin”.

Ndërkohë pritet ardhja e mjekeve nga spitali Ballsh për të vizituar të ngujuarit pasi gjendja e tyre shendetësore përkeqësohet nga dita në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t06/10/2020 09:58

Me fjale jane te zote keta lloj rebelesh,por kur vjen puna te veprimi joshen nga lemoshat qe u jep qeveria

Shto koment

Denonco