Plagosje me armë në Ishëm, në kërkim autori

Plagosje me armë në Ishëm, në kërkim autori

08:44, 06/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në zonën e Ishmit.

Rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ështq plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. T., 36 vjeç.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin

Ja njoftimi i plotë:

Ishëm/Durrës

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco