Maqedonia e Veriut e vendos sot në do t'i hapë kufijtë me rajonin, pa test

Maqedonia e Veriut e vendos sot në do t'i hapë kufijtë me rajonin, pa test

08:12, 06/10/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut do të vendos sot për hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pa test PCR. Një vendim i tillë pritet të merret pas propozimit që i ka shkuar qeverisë maqedonase nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, ka deklaruar Zaev, njofton Gazeta Express.

Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se propozimi i Komisionit është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) që janë sjellë nga këto vende.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet për testin PCR”, thuhet të njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Heqja e kufijve së fundi është kërkuar edhe nga Odat Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe të Oda Ekonomike e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco