Shpërthejnë burgjet/ Greva dhe tension në Peqin, Lezhë dhe Shkodër

Shpërthejnë burgjet/ Greva dhe tension në Peqin, Lezhë dhe Shkodër

20:05, 05/10/2020
A+ Aa A-

Pakënaqësi të forta tek të burgosurit dhe të paraburgosurit ka ngjallur zbatimi i masave “anti-Covid”.

Masat e mara nga Drejtoria e Burgjeve lidhen me pengimin e futjes së bulmetit dhe produkteve të mishit nga familjarët, kufizimit të takimeve, si edhe pretendimet e të dënuarve për mohim të drejtash të ligjshme.

Reagimi i të burgosurve ka kulmuar me nënshkrimin e një peticioni me 13 kërkesa, si edhe refuzimin e ushqimit të burgut nga më shumë se 200 prej tyre.

Sipas burimeve për mediat, ushqimi është refuzuar nga të dënuar në burgun e Peqinit dhe atë të Shënkollit në Lezhë.

Interesimi i mediave tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për një reagim apo qëndrim institucional për situatën nuk mori asnjë përgjigje.

Firmëtari i parë i peticionit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, Prokurorit të Përgjithshëm dhe për dijeni gjithë krerëve të shtetit është Verdi Morava.

Familjarë e tij i thanë për mediat se menjëherë pas dërgimit të peticionit, institucioneve autoritetet e burgut e kanë mbyllur në izolim për 3 muaj, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në listën e kërkesave të të dënuarve është amnistia e përgjithshme, përcaktimi me vite i dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, reduktimin e kostove të telefonit, rregullimin me ligj të çmimeve në dyqanet brenda burgut, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Burime jozyrtare kanë pohuar se të dënuarit e burgut të Peqinit dhe të Shën Kollit nuk kanë pranuar të takojnë grupin e punës të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ata kanë marrë kontakt vetëm me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të cilët kanë bërë një inspektim gjatë ditëve të fundit./ A2/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco