Kanabis në Zall Bastar/ Arrestohet polici që dekonsironte operacionet

Kanabis në Zall Bastar/ Arrestohet polici që dekonsironte operacionet

16:26, 05/10/2020
A+ Aa A-

Gjatë një operacioni për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, gjashtë persona, mes tyre një polic janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Pas kontrollit të territorit dhe informacioneve operative dhe pas një hetimi disa mujor, policia thotë se arriti të vendoste në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë:

-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

-Q.Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B.,  dhe  A. B., të  dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim 3 persona; S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, H. M., pasi sipas policisë ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e policisë po punonin për kapjen e tij.

Por si funksiononte grupi?

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, “dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Punonjësi i policisë ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore” thotë policia. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco