VIDEO/ Detaje të reja nga vrasjen e biznesmenit shqiptar në Serbi. Gjithçka nisi pas një…

VIDEO/ Detaje të reja nga vrasjen e biznesmenit shqiptar në Serbi. Gjithçka nisi pas një…

10:34, 02/10/2020
A+ Aa A-

Një biznesmen nga Prishtina u vra në rrethana ende të panjohura në Novi Pazar të Serbisë.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e momentit të krimit të tmerrshëm, kur persona të armatosur i afrohen viktimës.

Një person tjetër u plagos nga të shtënat, që rezulton të jetë baxhanaku i të ndjerit, Selajdin Janjeva.

Image

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, autori gjuajti me armë dhe plagosi një njeri në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar e qëlloi me disa plumba Janjevën. Pronari i agjencisë që merret me transportin e mallrave dhe pasagjerëve u vra në vend.

Viktima jetonte në të njëjtën rrugë ku gjeti vdekjen mbrëmjen e shkuar rreth orës 19.30

Policia nisi një hetim për këtë vrasje dhe arriti në rezultatet e para.

Mediat serbe shkruajnë se E. Š dhe J.P., u përleshën verbalisht me pronarin e çajtores në këtë vendbanim, pas të cilës ata hapën zjarr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco