Ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident. Emrat

Ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident. Emrat

12:20, 05/02/2017
A+ Aa A-

“TG COM” ka zbardhur emrat e katër të rinjve që mbetën të vdekur në një aksident tragjik të ndodhur gjatë orëve të ara të mëngjesit të sotëm në Guidonia Montecelio të Italisë.

Sipas medias italiane “TG COM” mes viktimave janë dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë: Ambra Shailiani, 18 vjeçe, shqiptare me banim në Albuzzione të Italisë, Gjesika Gjnaj, 19 vjeçe; shqiptare me banim në të njëjtën zonë; Federico Baldi., 19 vjeç nga Tivoli dhe Riccardo Murdaca, 19 vjeç, po Tivoli, i cili ngiste makinën.

“TG COM” raporton se të katërt ishin duke udhëtuar më një makinë, që është përplasur me një pemë.

Më herët, u raportua se të katërt viktimat ishin shqiptarë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco