EMRI/ Po punonte tokën me zetor, ndërron jetën aksidentalisht drejtuesi

EMRI/ Po punonte tokën me zetor, ndërron jetën aksidentalisht drejtuesi

19:22, 01/10/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Një person është aksidentuar duke punuar me zetor dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është Mihallaq Koçiu, 60 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur  dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco